Kurti: Kemi rritur buxhetin për mbrojtje, Serbia të mendoj dy herë para se të bëjë ndonjë veprim

Kurti: Kemi rritur buxhetin për mbrojtje, Serbia të mendoj dy herë para se të bëjë ndonjë veprim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një adresim në Këshillin e Atlantikut ka folur rreth rrugës drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Kurti ka thënë se sa i përket anëtarësimit të NATO’s, nuk beson që Serbia duhet të hyjë në këtë çështje sepse Serbia është kundër NATO-s, nuk dëshiron të anëtarësohet, përcjell Periskopi.

Sipas Kurtit çështja kryesore në këtë drejtim është tek shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe janë pjesë e NATO’s.

“Duhet ta trajtojnë Kosovën si të tillë e jo si pjesë e normalizimit me Serbinë. Ne jemi duke punuar me këto katër vende që ende janë skeptike por njëkohësisht po përforcojmë kapacitetet tona”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se buxheti në Kosovë për mbrojtje është rritur dhe kjo duhet ta bëjë Serbinë të mendoj dy herë para se të bëjë ndonjë veprim si ai në fund të shekullit të kaluar.

“Kemi rritur buxhetin tonë për mbrojtje për 52% sepse është e qartë që duhet ta bëjmë Serbinë të mendoj dy herë para se të bëj diçka të ngjashme me atë që kemi pasur shekullin e kaluar. Në anën tjetër jemi vend i pavarur sovran e demokratik por marrëdhënia jonë me Serbinë nuk është normale. Shpresojmë të kemi normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe Presidenti Biden e ka bërë të qartë se kjo duhet të bëhet me një marrëveshje ligjërisht obligative të qëndruar në njohje të ndërsjelltë”, u shperh Kurti./Periskopi/

Shpërndaje në: