“Kurti këndej ha shtalba, andej flet për luftë, por me rrymën nuk merret”

“Kurti këndej ha shtalba, andej flet për luftë, por me rrymën nuk merret”

Nënkryetari i PDK-së, Bernard Nikaj ka folur në lidhje me krizën energjetike në vend.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti po flet për luftë e po ha shtalba, por nuk po merret me rrymën.

“Në njërën anë flet për luftë në anën tjetër del nëpër mbledhi të ndryshme ha shtalba, por me rrymën nuk po merret, e problem ynë sot është që rryma është një resurs i cili po mungon dhe po po vjen një dimër që po rrezikojmë që atë rrymë që e kemi ta pagujmë shumë shtrenjtë, të mos kemi kemi mjaftueshëm rrymë, e besa qytetarë të ndryshëm të Kosovës as të mos kenë mundësi të ngrohen, për shkak se kryeministri gjatë verës ka bërë aktivitete të tjera që atij i janë dukur më të lehta”, tha ai.

Tutje, tha se para aktiviteteve të tjera, Kurti duhet t’i kryejë detyrat siç u shpreh ai për të cilat është zgjedhur kryeministër.

“Është absolutisht legjitime me ngrënë shtalba, por së pari duhet t’I kryejë detyrat e shtëpisë, e pastaj me dal me ngrënë shtalba, e nëse nuk i përfundon detyrat për të cilat është zgjedhur si kryeministër i vendit dhe qytetarët mbesin pa rrymë dhe të bllokuar nëpër lifta, duhet t’i gjejnë gjeneratorët ku i kanë e ku s’i kanë, iu prishen të gjitha planifikimet e procesit të punës për një periudhë të caktuar, atëherë duhet pyetur se cilat janë prioritetet e kryeministrit Kurti, a është jeta e qytetarëve të Republikës së Kosovës tani, apo është një agjendë imagjinare e tij, të cilën ai e zhvillon në aktivitete të ndryshme”, u shpreh tutje Nikaj në Klan Kosova.

Shpërndaje në: