Kurti konfirmon se do ta takojë Mustafën: Tregohet misterioz për takimin e së premtes

Kurti konfirmon se do ta takojë Mustafën: Tregohet misterioz për takimin e së premtes

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe mandatari për formimin e Qeverisë së Re të Kosovës, Albin Kurti, sapo e ka konfirmuar që do të takohet me liderin e LDK-së, Isa Musatafën, edhe pse nuk ka treguar vendin dhe orën e takimit.

Në një prononcim për Klan Kosova, ai ka thënë se sa më shpejt që të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në, aq më mirë do të jetë për vendin.

“Me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën sot do të takohem. Ende nuk e dimë orën dhe vendin e saktë se ku do të ndodhë ky takim”.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes me LDK-në, Kurti ka thënë se sa më shpejt që arrihet marrëveshja, aq më mirë.

Kurti po ashtu ka bërë të ditur se të premten është takuar me Mustafën, ku është diskutuar për arritjen e një marrëveshje.

“Takimi ka ndodhur të premten në RIT Kosovo [Universitetin Amerikan në Kosovë] dhe në një vend tjetër”, duke mos dashur të japë detaje se ku është zhvilluar ky takim.

Ndërsa ai e ka mohuar takimin në shtëpinë e Isa Mustafës./Periskopi

Shpërndaje në: