Kurti krahason PDK-në me Marine Le Pen, Musliu: Demagog, merru ti me Le Penin, unë po merrem me Muratin e Skënderajt

Periskopi.com Lajme

Kurti krahason PDK-në me Marine Le Pen, Musliu: Demagog, merru ti me Le Penin, unë po merrem me Muratin e Skënderajt

Kryeministri Albin Kurti ka krahasuar PDK-në me politikanen e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.

“Ky është populizëm, ky është pozicioni i Marine Le Pen. Të flasësh vetëm për cmime, të flasësh vetëm për paratë, pa folë për strukturën, ky është pozicioni i Le Pen në ekonomi”, tha Kurti.

Por kështu i reagoi Ganimete Musliu:

“Unë nuk do të flas për Le Penin, do t’flas për Muratin në Skënderaj. Për Teutën në Prishtinë, për Gencin në Gjilan. Kërkesa e tyre është për tërheqjen e parave sepse s’kanë. Ju keni luksin të merreni me demagogji”, tha Musliu.