Kurti – kryetarëve të zgjedhur në komuna: Keni shumë punë, po shpëlahen para me ndërtimet e egra

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale nuk ishte i kënaqshëm për partinë e tij. Ai ka thënë se kjo ishte si pasojë e disa ‘defekteve të brendshme në VV”.  Ndërkohë, Kurti pati një porosi për kryetarët e komuave që janë zgjedhur.

“Administrimi i procesit zgjedhor të balotazhit nga KQZ ishte shumë i mirë. I uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, do të kenë shumë beteja dhe punë në përballjen me krimin dhe korrupsionin, posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër, ku po shpëlahen para. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, ka thënë ai.

“Rezultati jo i kënqashëm për neve, vjen si rezultat i defekteve të brendshme që duhet t’i analizojmë ditëve në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti. /Periskopi/