Kurti largohet si befasisht nga konferenca: Më vjen keq, duhet të shkoj

Kurti largohet si befasisht nga konferenca: Më vjen keq, duhet të shkoj

Kryeministri Albin Kurti është larguar nga konferenca për media, megjithëse gazetarëve iu premtoi paradite se do t;iu përgjigjet në të gjitha pyetjet që kanë në konferencën e orës 15:00.

“Atëherë, ju faleminderit shumë, më vjen keq që më duhet të shkoj. Nesër ne jemi në skenë, ju jeni në ballkon të Kuvendit”, ka thene Kurti.

Kurti gjate vizites sot ne AKP,  tha shkurtimisht ‘se e kupton brengën’ për rritjen e cmimit të rrymës, mirëpo iu tha gazetarëve se më hollësisht, mund t’iu përgjigjet pyetjeve në orën 15:00.

“Unë sigurisht që e kuptoj këtë  brengë që është e të gjithë neve dhe qeveria është intensivisht duke e trajtuar këtë gjë, por në orën 15:00 sot në kryeministri unë do të jem në konferencë për media së bashku me ministren Rizvanolli ku do të shprehim qëndrimin tonë por edhe do t’iu përgjigjemi edhe pyetjeve tuaja”, tha Kurti./Periskopi

Shpërndaje në: