Kurti: LDK tentoi ta mbysë politikisht Vjosa Osmanin, por nuk do të mundet

Kurti: LDK tentoi ta mbysë politikisht Vjosa Osmanin, por nuk do të mundet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte në ‘A Krasta Shoë’ ka mbrojtur Vjosa Osmanin nga partia e saj LDK, me të cilën kohëve të fundit i janë acaruar raportet, transmeton Periskopi.

Kurti e ka quajtur Osmanin të pjekur politikisht, ndërsa arsyeton raportin e tij të mirë me të.

Ai thotë se njerëzit janë mësuar më herët që kryeministri e kryeparlamentari të  mos kenë raporte të mira, prandaj edhe po shihen me tjetër sy tani Kurti e Osmani.

‘’LDK tentoi ta mbysë politikisht Vjosa Osmanin, por nuk do të mundet’’, shtoi ai./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: