Kurti: Lehona ka pasë edhe para se me ardhë ne në qeverisje, edhe fëmijë ka pasur

Kurti: Lehona ka pasë edhe para se me ardhë ne në qeverisje, edhe fëmijë ka pasur

Kryeministri Albin Kurti sot në Kuvend ka treguar se si qeveria e tyre ka ndihmuar kategori të ndryshme të shoqërisë, transmeton Periskopi.

Ai përmend lehonat e fëmijët, duke thënë se të tillë ka pasë edhe para se me ardhë ata në qeveri.

‘’Lehona ka pasur edhe para se të vijmë ne në qeverisje, por s’janë ndihmuar kurrë. Nënat e reja s’janë ndihmuar kurrë. 18 mijë lehona i kemi ndihmu me 170 euro.  Dhe gjithashtu 153 mijë e 521 fëmijë përfitues.  Fëmijë ka pasur edhe para qeverisjes tonë.’’,tha ai./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: