Kurti: Marr letra nga qytetarët serbë në Kosovë, asnjë nuk thotë ‘zbatoje Asociacionin’

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit Albin Kurti nuk ka dashur t’i komentoj deklaratat e fundit që vijnë nga qeveria e Serbisë rreth Asociacionit të komunave serbe, shkruan Periskopi.

Ai tha se nuk  i komenton deklaratat e zyrtarëve serb duke u arsyetuar se kjo ia zvogëlon kohën e Qeverisjes.

“Mua nuk më duket shumë e shëndetshme për demokracinë edhe lirinë nëse vazhdimisht citojmë deklaratat nxitëse që vijnë nga Beogradi. Ata deklarojnë për cdo orë, nëse unë do t’i ndjeki cdo dekalartë dhe do ti përgjigjem me koment secilës prej tyre atëhere ato ma zvogëlojnë kohën e qeverisjes sime”, tha Kurti.

“Për asociaocion e komunave me shumicë serbe e ka thënë qëndrimin e qartë gjykata kushtetuese dhe peticioni i qytetarëve dhe në anën tjetër në zyrën time nuk ekziston asnjë letër e asnjë qytetari serb të Kosovës që thotë zabtoje asociacionin, për cdo javë marrë letra nga ata, por asnjëra nuk thotë”, përfundon Kurti.

Kujtojmë se drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha më 30 korrik se përfaqësuesit e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjatë një konference për media në Serbi, ai tha se kjo do të jetë përgjigja nëse autoritetet e Kosovës nuk heqin dorë nga synimi i tyre që nga 1 gushti të nisin zbatimin e vendimeve për targa të automjeteve dhe letërnjoftimet serbe.

“Serbët nuk kanë çfarë të presin. Nëse ata mund të sillen si të duan, atëherë është normale që serbët të nisin krijimin e Asociacionit. Kanë kaluar dhjetë vjet dhe ata duhet të sigurojnë të drejtat e tyre”, tha Petkoviq./PERISKOPI