Kurti: Mbrëmë takova 12 kandidatët e balotazhit, mbajta shënime se çka shkoi keq

Kurti: Mbrëmë takova 12 kandidatët e balotazhit, mbajta shënime se çka shkoi keq

Kryeministri Albin Kurti është pyetur sot edhe për rezultatin jo të kënaqshëm të Vetëvendosjes në zgjedhjet e balotazhit, transmeton Periskopi.

Ai tregon se me 12 kandidatët nëpër komuna mbrëmë ka mbajtur takim dhe kanë marrë një laps e fletore të shohin se ku ishin ngexjet dhe çka duhet përmirësuar tutje.

‘’Unë mbrëmë kam takuar 12 kandidatët që ishin na balotazh dhe mbajta shënimet për të gjitha vërejtet e tyre, sygjerimet, mësimet, cka ka mujt të jetë më mirë, më ndryshe etj. Shtabi im është duke përgatitur një raport për fushatën dhe nuk kisha nxitu me konstatime para se ta shohim këtë raport dhe ta bëjmë konstatimin për të. Në subjektin tonë që është rritur tej mase në katër vitet e fudit kanë defekte strukturore organizaaive. S’ka struktura që i përgjigjen madhësisë dhe kjo është nj ëpjesë e shpejgimit dhe mungesës së funksionimit të strukturave’’, tha Kurti në konferencë.

‘’ Ka ekzistu një koordinim mes gjithë të tjerëve kundër VV’së si asnjëherë më parë’. Nuk e kanë pasë shumë me kandidatët e VV’së sa me qeverisjen qendrore dhe suksesin e saj’’PERISKOPI/

Shpërndaje në: