Kurti më 2017: Mimoza Kusari s’e ka luftuar krimin e korrupsionin, s’ka parti, e mbështetë veç veten

Kurti më 2017: Mimoza Kusari s’e ka luftuar krimin e korrupsionin, s’ka parti, e mbështetë veç veten

Në vitin 2017, Lëvizja Vetëvendosje kishte kandiduar Driton Çaushin për kryetar të Gjakovës. Deri në atë kohë, për 4 vite komuna ishte udhëhequr nga znj.Mimoza Kusari Lila.

Mirëpo akuzat e Kurtit në atë kohë ndaj Kusarit, ishin mjaft të rënda.

“Kryetarja aktuale në Gjakovë, as nuk e ka luftuar sa duhet as siç duhet krimin e korrupsionin që i ka gjetur në Gjakovë. Kryetarja aktuale, nuk ka subjekt që e mbështet përveç se veten e vet”, thotë Kurti në videon që mund ta shihni më poshtë (pas minutës 12’të).

Lidhur me këtë, znj.Kusari Lila, është pyetur mbrëmë në emisionin e debatit të Dukagjinit. /Periskopi

 

Shpërndaje në: