Kurti me leksione: Të nderuar deputetë, mos e nënvlerësoni Omicronin. Omicroni nuk është grip

Kurti me leksione: Të nderuar deputetë, mos e nënvlerësoni Omicronin. Omicroni nuk është grip

Kryeministri Albn Kurti sot gjatë seancës ju ka treguar deputetëve se çka është Omicroni. Gjë të cilën tashmë secili e di dhe ka informacione bazë për pasojat e këtij varianti të virusit, transmeton Periskopi.

‘’ Të nderuar deputetë e qytetarë, Mos e nënvlerësoni Omicronin. Omicroni nuk është grip. Në ditët e javët në vijim mund të dalë se Kosova do të kalojë më lehtë se sa vendet e tjera. Por do të na duhet pak kohë. Deri atëherë Kosova nuk e ka luksin të lejojë  valë të re të pandemisë. Për këtë arsye kemi qenë të detyruar të marrim masa shtesë’’, ka thënë ai.

” Dje Zvicra kishte dhjetëfish më shumë  të infektuar se sa ne. Është më shumë se dyfish më keq ne, por kjo s’do thotë se e kemi qeverinë  dyfish më  të mirë se ata”.

Kryeministri Albin Kurti ka arsyetuar masat e marra anti-COVID, duke thënë se nuk kanë rënë nga qielli, transmeton Periskopi.

‘’Mund ta ngadalësojmë rritjen e infektimeve. Neve na duhet medoemos ta ngadalësojmë shpejtësinë e virusit, e tani të vaksinohen sa më shumë. Vetëm nëse qytetarët kanë mundësi të vaksinohen dhe të zhvillojnë imunite të mjaftueshëm’’, ka thënë ai sot në Kuvend.

‘’Masat nuk kanë rënë nga qielli por rezultat i kujdesshëm.  Jemi Qeveri që nuk marrim vendime që merr ad-hoc e shkel e shko. Jemi qeveri q merr vendime duke u bazuar në konsultime të vazhdueshme. MSH i kanë propozu këto masa pas konsultimeve me ekspertë.’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: