Kurti me topin që ia dhuroi Infantino: Opozita të më godas këtu

Kurti me topin që ia dhuroi Infantino: Opozita të më godas këtu

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, e para kjo në historinë e vendit tonë.

Infantino zbarkoi në Kosovës në orën 09:00 të mëngjesit ku u prit në aeroportin “Adem Jashari” nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, raporton KosovaPress.

Pë pas i pari i FIFA-së u takua me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani si dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Ky i fundit u pa në humor të mirë gjatë takimit. Në momentin kur Infantino ia dhuroi një top të futbollit si dhuratë ku ishte i shkruar emri i kryeministrit, Kurti në gjuhën angleze i tha Infantinos:

“Meqenëse e keni shkruar emrin tim, mund t’i tregoj opozitës që të më godas këtu.”, shaka kjo e cila solli të qeshura tek të gjithë të pranishmit në këtë takim.

Shpërndaje në: