Kurti mllefos edhe votuesit e tij, ka reagime të ashpra: ‘Unë të kam votu nga diaspora, por kadal mos bën bërllog’

Periskopi.com Lajme

Pas reagimit të kryeministrit, Albin Kurti, në lidhje me dështimin e propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të bëhet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës, shumë votues të VV’së kanë reaguar ndaj tij dhe kanë dalur kundër inicimit të këtij ndryshimi të ligjit, pasi sipas tyre ata e kanë votuar Kurtin për të bërë punë e jo të dërgohet vendi në zgjedhje.

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të propozimit të LVV që shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të bëhet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se nuk duan ta çojnë vendin në zgjedhje të sërishme , por se kjo është në dorë të opozitës.

“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq edhe pse Kurti përmendi 500 mijë vota për VV’në në zgjedhjet e reja, duket se ai nuk do t’i ketë as këto vota si votat për presidentin.

Reagimet kanë qenë të ashpra, ku votues të VV’së kanë kërcënuar se më nuk do ta votojnë Kurtin nëse ai e qon vendin në zgjedhje.

“Unë të kam votu nga diaspora, kadal mos e bon berllog me këtë ligj, të enjten nëpër parqe e në mbramje kishe po bojna ligj, me nxitim nuk shkon”, thotë një qytetar.

Më poshtë keni komentet e plota.

Shpërndaje në: