Kurti në Amerikë se lë pa shkuar edhe te varri i Fan Nolit e Faik Konicës

Kurti në Amerikë se lë pa shkuar edhe te varri i Fan Nolit e Faik Konicës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Boston të SHBA-së, ku ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe te varret e dy atdhetarëve, politikanëve e shkrimtarëve shqiptarë, Fan Noli dhe Faik Konica.

Siç njofton Kryeministria, më pas Kurti ka vizituar Katedralen Shën Gjergji, në të cilën ka shërbyer Fan Noli si kryepeshkop dhe bibliotekën ku ruhen librat, dorëshkrimet dhe gjësendet e tjera të tij.

“Në katedrale, kryeministri Kurti është takuar me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të shoqatës shqiptare “Vatra”, një ndër themeluesit e së cilës ishte Fan Noli, në nderim të figurës së të cilit ai ka mbajtur një fjalë rasti. Kryeministri ka thënë se në Katedralen e Shën Gjergjit, Fan Noli mbajti për herë të parë një meshë në gjuhën shqipe në Boston, mbasi ishte dorëzuar prift në mars të vitit 1908, katër vjet para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 1912”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në: