Kurti në Austri për Konferencën e Ballkanit Perëndimor: Aty do të jetë edhe Bërnabiqi

Kurti në Austri për Konferencën e Ballkanit Perëndimor: Aty do të jetë edhe Bërnabiqi

Kryeministri Albin Kurti është në Austri për të marrë pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor që organizohet nga qeveria austriake.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Në këtë konferencë do të merr pjesë edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Kancelari austriak Sebastian Kurzdo të mirëpresë udhëheqësit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut për të diskutuar për riatdhesimin e migrantëve ilegalë dhe perspektivën e anëtarësimit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të zotuara që të luftojnë bashkë migracionin ilegal, ka thënë Kurz para takimit në Vjenë.

Shpërndaje në: