Kurti: Në darkë nuk ka pasur gjella, i këtillë jam unë

Kurti: Në darkë nuk ka pasur gjella, i këtillë jam unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar darkën e fundit që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti në një konferencë të përbashkët me ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë ka folur për darkën e mbrëmshme ku ka thënë se ai vetëm se e ka përfaqësuar vullnetin e popullit.

“Unë mbrëmë kam përfaqësuar vullnetin e popullit, gjithnjë duke e pasur për dysheme dhe tavan kushtetutshmërinë dhe ligjin e kosovës. Pavarësisht se a ka darkë apo jo dhe çfarë darke unë i këtillë jam. Me shumë përgjegjësi për detyrën që mbaj dhe me shumë krenari”.

“Pavarësisht se a ka darkë apo jo dhe çfarë darke unë i këtillë jam”, është shprehur Kurti.

Ai ka shtuar se në atë darkë nuk ka pasur gjella, ndërsa ka theksuar se ka qenë barazi mes palëve.

“Në atë darkë nuk kemi pasur gjella të ndryshme, pra ka qenë barazia e palëve. Dhe i kemi diskutuar temat midis kryenegociatorëve.

Më 13 maj unë shpresoj që përfundimisht t;’i kemi marrëveshjet edhe për zgjidhjen e targave, edhe për mospagesën e energjisë në veri, dhe për të të zhdukurit”.

Në fund Kurti ka falenderuar kancelarin gjerman, Olof Scholz për përpjekjet e tij në normalizimin e Kosovës me Serbinë.

Shpërndaje në: