”Kurti në Infrakos emëroi një të dyshuar për kepërdorim të pozitës publike”, Haki Abazi bëhet sikur nuk e di

”Kurti në Infrakos emëroi një të dyshuar për kepërdorim të pozitës publike”, Haki Abazi bëhet sikur nuk e di

Sonte në Debat Plus, analistët e kanë pyetur zv/kryeministrin në detyrë, Haki Abazin nëse duhet të këtë njerëz të dyshuar për keqpërdorim të detyrës nëpër bordet e ndërmarrjeve publike në vend, transmeton Periskopi.

Abazi u përgjigje me ‘jo’. Po menjëherë ia ktheu analisti Vehbi Kajtazi duke ia kujtuar se ”anëtari i sapoemëruar në bordin e Infrakosit, Enis Berisha është i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, duke cituar gazetën Zëri.

Abazi u paraqit sikurse nuk e di.

‘’Enis Berisha është në Infrakos. Unë s’jam prokuror. Shumë mirë që po e bën publike. Unë jam kundër dikujt që ka bërë keqpërdorim të pozitë publike. Nëse është Berisha, nëse ka bërë shkelje të ligjit, prokuroria duhet të veprojë’’, ka thënë Abazi.

‘’Para se me vepru prokuroria, një lloj filtri duhet të ketë qenë para emërimit’’, ia ktheu Vehbi Kajtazi./PERISKOPI/

Shpërndaje në: