Kurti në Prekaz: E kemi obligim institucional dhe kombëtar e shoqërorë që këtë objekt ta mirëmbajmë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti sot bashkë me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e përvjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari.

Ai ka thënë se para se të ndodhte ‘Epopeja e UÇK-së’, ka pasur sulme në këtë kullë, ku sulmi i parë ka ndodhur qysh në vitin 1991 para më shume se 30 vitesh.

“E kemi obligim institucional dhe kombëtar e shoqërorë që këtë objekt të historisë së veçantë të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi ta mirëmbajmë, sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme dhe njëkohësisht të dhimbshme”, tha Kurti.