Kurti në Slloveni lavdëron qeverisjen e tij: Kemi pasë rritje prej vitit të kaluar

Kurti në Slloveni lavdëron qeverisjen e tij:  Kemi pasë rritje prej vitit të kaluar

Në Bled të Sllovenisë të mërkurën u mbajt dita kryesore e Forumit Strategjik që mbahet secilin vit tash e 16 vjet.

Kosovën në FSB e përfaqësoi kryeministri Albin Kurti.

“Krahasuar me shtatë muajt e vitit të kaluar ,shtatë të këtij viti eksportet nga Kosova janë rritur 63%, qarkullimi i bizneseve 30% kurse të hyrat qeveritare u rritën 28% pa ndryshuar politikat fiskale. Ne e parashohim rritjen ekonomike për 2021 prej 7.9%. Kosova është vend pro perëndimor dhe ne kurrë nuk luhatemi për Bashkimin Evropian e NATO-n. Ne duam të bëhemi anëtar aty sa më shpejt që është e mundur. Do të punojmë fortë për këtë” tha Kurti në panelin “ E ardhmja e Evropës-Zgjerimi”.

Temë kryesore në debatet e Forumit Strategjik në Bled, ishte Afganistani dhe mundësia që Evropa të përballet me një valë të refugjatëve nga ai vend.

Kosova sipas kryeministrit po kryen detyrën e saj në këtë situatë.

Ne kemi pranuar 2000 refugjatë afganë në Kosovë. Ne jemi një vend i varfër por kur vjen puna te Çështjet humanitare ne nuk duhet pyetur pse por vetëm të themi si. Plus partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë i rëndësishëm e i qëndrueshëm “.

Sllovenia e cila e mban presidencën e Bashkimit Evropian pos Bledit në më 6 tetor pritet ta organizojë takimin tjetër të madh mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor me një temë të vetme si të vije te anëtarësimi i këtyre gjashtë vendeve të këtij rajoni në Union.

Shpërndaje në: