Nis takimi i Kurtit me Escobar dhe Lajçak

Nis takimi i Kurtit me Escobar dhe Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashme ndodhet në takim me Zëvendës-ndihmës e Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajccak, përfaqësuesin e BE-së për dialogun.

Ky takim lidhet ekskluzivisht me atë të nesërmin mes kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq.

Paraprakisht Escobar dhe Lajçak kanë mbajtur takim edhe me Vuçiq. Siç thuhet më tej këto takimet e sontme janë duke u bërë që e enjtja të kulmojë me arritjen e ndonjë marrëveshjeje mes palësh.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës. Ai i ka bërë këto deklarata pas takimeve të ndara që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Takimi i tyre me shefin e NATO-s vjen një ditë para negociatave që Kurti e Vuçiq do të zhvillojnë në Bruksel, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Atyre u është bërë ftesa për dialog pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës më 31 korrik.

Serbët e Kosovës kanë ngritur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj hapit të Qeverisë së Kosovës për të zbatuar dy vendime për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Barrikadat janë hequr pas Qeveria ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator.

Stoltenberg ka thënë se situata në terren është përmirësuar, ndonëse misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit.

Shpërndaje në: