Kurti nëpër Amerikë: QUINT-i edhe një herë thirrje Qeverisë që ta zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit

Kurti nëpër Amerikë: QUINT-i edhe një herë thirrje Qeverisë që ta zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit

Pesë vendet e QUINT-it në Kosovë, që përbëhen nga Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një deklaratë të lëshuar sot, i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të nis zbatimin e vendimit të Kushtetueses për pronësinë e Manastirit të Deçanit.

Deklarata e plotë:

Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar.

Zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike. Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuar në mbështetjen e tyre për të ardhmen demokratike dhe evropiane të Kosovës. Prandaj, sërish i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit./Periskopi

Shpërndaje në: