Kurti nga Amerika ngacmon opozitën: Jam i sigurtë se do mërziten që s’do jem nesër në Kuvend

Kurti nga Amerika ngacmon opozitën: Jam i sigurtë se do mërziten që s’do jem nesër në Kuvend

Në Uashington është nënshkruar marrëveshja 236 milionëshe mes Kosovës dhe MCC-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nesër në Kuvend do të dërgohet për ratifikim marrëveshja mes Kosovës dhe MCC-së.

Kurti nga atje ka thumbuar opozitën.

“Unë dhe ministrja Rizvanolli ne nuk jemi të bashkuar vetëm në interesa, por edhe në vlera. Unë duhet ta pranoj që jam pak i mërzitur që ministrja Rizvanolli dhe unë do të mungojmë një prej rasteve të ralla kur opozita na përkrah neve. Jam serioz, jam shumë i sigurt që edhe ata do të mërziten”, ka thënë ai.

Ndryshe, të pranishëm në këtë ceremoni nga Kosova janë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja Artane Rizvanolli, e cila ka nënshkruar marrëveshjen.

Shpërndaje në: