Kurti nga karrigia e kryeministrit i sulmon mediat: Të ish regjimit dhe të oligarkëve…

Albin Kurti para kabinetit “të dorëhequr” ka sulmuar mediat.
“Disa” media ai ka thënë se janë “të ish regjimit dhe të oligarkëve” që i kanë “regjistruar bizneset në Serbi”.
Kurti i ka “siguruar” qytetarët që Kosova po ec përpara, përcjell Periskopi.
“I siguroj qytetarët se përtej zhurmës opozitare dhe disa mediave të ish regjimit dhe të oligarkëve që madje kanë shkuar aq larg sa që i kanë regjistruar bizneset në Serbi, Republika e Kosovës, atdheu ynë po ec përpara në ekonomi e në demokraci, në rend me ligj, me siguri e paqe për të gjithë”, tha ai.