Kurti nga Vjena refuzon Marrëveshjen e Washingtonit: Ishte lëvizje taktike e administratës e Trump, jo në të mirën tonë

Kurti nga Vjena refuzon Marrëveshjen e Washingtonit: Ishte lëvizje taktike e administratës e Trump, jo në të mirën tonë

Kryeministri Albin Kurti, është duke marrë pjesë në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner” në Vjenë, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, Kurti është pyetur rreth marrëveshjes së Washingtonit, i cili ka vazhduar duke e refuzuar, ndërsa ka thënë se nuk ishte për të mirën e Kosovës dhe Serbisë por lëvizje taktike për interesa të administratës Trump.

Kurti duke folur për marrëveshjen e Washintonit ka vazhduar ta refuzoj përkundër përkrahjes që kjo marrëveshje ka marrë edhe nga administrata Biden.

Kurti përveç pikës për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Izraelit, pikat e tjera dhe marrëveshjen e Washintonit si të tillë e ka cilësuar si një lloj taktike të administratës Trump.
Ai tutje ka thënë se ky zotim siç i referohet Kurti dhe jo si marrëveshje, ishte si tentim për një marrëveshje të shpejtë, dhe jo në të mirë të Kosovës dhe Serbisë.

“Sa i përket marrëveshjes së Washingtonit, njohja reciproke me Izraelin ishte e mire, por ky lloj zotimi unilateral në mes të Kosovës dhe Serbisë ishte me shumë lëvizje taktike për administratës së kaluar-Trump. Si një tentim të marrëveshje të shpejt, se sa në të vërtetë të ndihmonin të lëviznin Kosovë dhe Serbinë përpara”,tha Kurti ndër tjerash.

Ndërsa i pyetur për marrëdhënien me administratë Biden, ai ka thënë se është shumë më mirë tash,dhe se Biden është një lider social-demokrat. Duke kthyer çështjet të rëndësishme e barazisë gjinore, klimës etj.

“Sa i përket SHBA me presidentin Biden është shumë me mire është ndër liderët me progresistë është një social-demokrat, ai iu ka kthyer çështjes së barazisë gjinore, të drejtave të grave, klimës etj”, tha Kurti.

Ndërkohë, duhet theksuar se marrëveshja e Washingtonit dhe çdo marrëveshje tjetër të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, Administrata Biden kërkon që palët ta zbatojnë.
“Ne besojmë se vendet e kanë detyrim të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet që janë bërë më herët. Për shembull, administrata e Biden e studioi me kujdes marrëveshjen e Uashingtonit që Z. Vuçiq dhe Hoti arritën në Shtëpinë e Bardhë dhe erdhën në përfundimin se këto janë gjëra që duam t’i shohim tek palët, të vazhdojnë të ecin përpara – të rrisin tregtinë, të rrisin investimet, të rritet përpjekja për të luftuar terrorizmin etj. ”, thuhej në një reagim të administratës Biden.

Marrëveshja e nënshkruar më 4 shtator të 2020-ës mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, përmban 16 pika. E njëjta u nënshkrua në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Ndryshe, kryeministri Kurti ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore.

Shpërndaje në: