Kurti ngejali në ShBA: Ulet dhe e këqyrë në telefon lojën e ‘Bad News Eagles’

Kurti ngejali në ShBA: Ulet dhe e këqyrë në telefon lojën e ‘Bad News Eagles’

Lojtarët kosovarë të “Bad News Eagles” e kanë nisur rrugëtimin e tyre në turneun më të madh të CS:GO, ‘PGL Antwerp Major 2022’.

Gjatë kësaj kohe që ata janë duke e zhvilluar ndeshjën kundër ekipit turk “Eternal Fire”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku shihet duke e ndjekur lojën e “Bad News Eagles”.

“Dhe ja ku jemi sot në garën më të madhe të CS:GO, në PGL Major, duke bërë tifo për ekipin tonë të zemrës, Bad News Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles ?”, ka shkruar Kurti i cili shihet që ka veshur madje edhe fanellën e “BNE”-së.

Shpërndaje në: