Kurti ngushëllon për policin e vrarë, thotë se vendit i duhet qeverisje ndryshe

Kurti ngushëllon për policin e vrarë, thotë se vendit i duhet qeverisje ndryshe

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti sonte ka shprehur ngushëllime për policin e vrarë gjatë një aksioni në Zhur të Prizrenit.

Kurti ndër të tjerash në këtë postim në Facebook ka përmendur edhe faktin që duhet të bëhet një qeverisje ndryshe.

‘’Në orët e vona të mbrëmjes na erdh një lajm i keq. Polici Sami Thaçi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit. Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës. Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt.

Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin, dhe lufton pa kompromis krimin’’, ka shkruar Kurti.

Në mbrëmjen e sotme ka humbur jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës, dhe janë plagosur dy policë të tjerë dhe një i mitur.

Aksidenti fatal ka ndodhur deri sa njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion në fshatin Zhur të Prizrenit, ka ndodhur një shpërthim, ku nga plagët e marrua ka humbur jetën një polic, identiteti i të cilët është i njohur për redaksinë, ndërsa plagë kanë marrë dy policë të tjerë si dhe një i mitur i familjes ku ka ndodhur shpërthimi.PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: