Kurti nuk e shkarkon Rakiqin: Ai nuk është çështja, shkarkimi do të bënte çështje

Kurti nuk e shkarkon Rakiqin: Ai nuk është çështja, shkarkimi do të bënte çështje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet lidhur me mundësinë e shkarkimit të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, pas deklaratave që ky i fundit i bëri dje për aksionin në veri dhe konsultës që shkoi ta bëjë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në pyetjen për shkarkimin e Rakiq, Kurti tha se ndodhen në Prizren për donacionin e spitalit të këtij qyteti.

Më tej, ai tha se çështja nuk është Rakiq dhe se me aksionin e djeshëm kanë goditur nervin e çështjes.“Kemi goditur nervin e çështjes. Çështja nuk është Rakiq”, është shprehur Kurti.

Ndërsa, sa i përket deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrel, ku e krahasoi aksionin e djeshëm të policisë në veri të vendit me “Natën e Kristaltë”, Kurti tha se zyrtarë të ndryshëm japin deklarata të ndryshme.

“Zyrtarë të ndryshëm japin deklarata të ndryshme, të cilat më pas komentohen në televizione të ndryshme nga analistë të ndryshëm”, ka thënë Kurti.

 

Shpërndaje në: