Kurti: Nuk jam në dijeni për ndonjë kriter të ri nga BE-ja, Sveçla do të udhëtojë në Bruksel për çështjen e liberalizimit të vizave

Kurti: Nuk jam në dijeni për ndonjë kriter të ri nga BE-ja, Sveçla do të udhëtojë në Bruksel për çështjen e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk është në dijeni për kurrfarë kriteri të ri të vendosur nga Bashkimi Evropian.

Mbrëmë, e dëgjuam edhe një herë fjalën ‘Udhërrëfyes’ dhe togfjalëshin ‘për liberalizim të vizave’, përcjell Periskopi.

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, dje deklaroi se duhet një ‘udhërrëfyes’ i ri për Kosovën në mënyrë që të përmbushë më shumë kushte për ‘korrupsionin dhe kontrabandën’.

Kurti thotë se Kosova i ka plotësuar 95 kritere para shumë viteve e që është dyfishi i numrit të kritereve që kanë vendet fqinje.

“Në të njëjtën kohë është jo vetëm PE por edhe KE, ai i cili para 4 viteve ka rekomanduar për herë të dytë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën dhe nuk besoj që është në anën e Kosovës të bëj dicka shtesë sa i përket kritereve”, tha Kurti

Kryeministri ka njoftuar se brenda 48 orëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të jetë në takim në Bruksel me komisioneren e BE-së për çëshje të brendshem, në mënyrë që të bisedojë për të gjitha gjërat në raport me liberalizimin e vizave./Periskopi/

UDHËRRËFYES I RI: A do ta marrë Kosova edhe një dokument të trashë, për ta plotësuar si detyrë për vizat

Shpërndaje në: