Kurti obligohet ta lirojë nga detyra një zv.ministër: T’u bë e padrejtë

Kurti obligohet ta lirojë nga detyra një zv.ministër: T’u bë e padrejtë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga posti i zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Sejnur Veshall, përmes një njoftimi në Facebook.

Ai bën të ditur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i kishte thënë atij se iu është bërë padrejtë.

“T’u bë e padrejtë tha Kryeministri. Ju falemnderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falenderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën”- shtoi ai

Veshalli ishte emëruar në këtë pozitë në prill të vitit 2021.

Postimi i plotë:

“U lirova nga posti i zëvendësministrit!

Me kërkesën e partisë e cila më ka propozuar, Kryeministri Kurti më ka liruar nga pozita e zëvendësministrit.

Unë kam punuar, asgjë më teper. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për cështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjestarëve të komunitetit, dhe e bëra. Unë mbes romi i pare i cili ka bërë gjëra të mëdha, të tjerët asgjë!

Tu bë e padrejtë tha Kryeministri.

Ju falemnderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falenderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën.

Ju don zëvendësiHajrës!

Me përkulje,

Përherë i juaji

Sejnuri

Shpërndaje në: