Kurti-opozitës: Kur e takoni Escobarin paramendone që e keni Albinin përballë dhe thoni “Njohja reciproke në qendër, asgjë më pak”

Kurti-opozitës: Kur e takoni Escobarin paramendone që e keni Albinin përballë dhe thoni “Njohja reciproke në qendër, asgjë më pak”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar replikat e tij me krerët e partive opozitare në Kuvend, të cilët e kanë kritikuar ashpër lidhur me procesin e dialogut.

Kurti u ka kërkuar opozitës që në takimet me të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Armerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, t’ia përmendin të njëjtat kërkesa si atij.

“Unë iu inkurajoj që ashtu qysh jeni shumë të vendosur për Kosovën, që nuk pranojnë kurrgjë që nuk e ka njohjen reciproke në qendër, nuk pranojmë kurrgjë që s’është marrëveshje finale, aman kur t’e takoni Escobarin, paramendone  që e keni Albin Kurtin përpara edhe ia thoni qëto fjalë. Shërbim ma të madh Republikës së Kosovës, nuk mundeni me i bo. Edhe me dashtë nuk mundeni me i bo. Kur e keni Escobarin përpara, paramendojeni Albin Kurtin dhe thoni “Kosova Republikës, marrëveshje finale, njohje reciproke në qendër, asgjë ma pak”. Edhe krejt në fund të dashur deputetë, qëky Asociacioni është Asociacion i kryetarit të nderit të LDK-së dhe ish-kryetarit të PDK-së. Kjo duhet me qenë preambula sa herë ta merrni fjalën për Asociacion”, tha kryeministri.

Shpërndaje në: