Kurti: Osmani deshi të bëhej kryeministre, por kryeparlamentaren ose ministren e Jashtme e kryen mirë

Kurti: Osmani deshi të bëhej kryeministre, por kryeparlamentaren ose ministren e Jashtme  e kryen mirë

Albin Kurti i Vetëvendosjes vazhdon të deklarojë e Vjosa Osmani e LDK’së është për kryeparlamentare ose ministre të Jashtme, transmeton Periskopi.

Kurti sonte në TV Klan ka thënë se nesër do të diskutojë me Osmanin për planin B, pasi kryeministri i takon Vetëvendosjes.

‘’Unë besoj që tash i takon Osmanit që të flasë. Ajo ka dashtë që të bëhet kryeministre dhe tash duhet ta shohim se cili është plani i saj. Unë kam pasë bashkëpunim shumë të mirë me Osmanin si deputetë. Besoj që do të mirëqeverisim bashkë.Unë besoj se qoftë ministren e punëve të jashtme, qoftë kryeparlamentaren do ta kryente mirë. Kjo është voakcioni i saj nga përvoja parlamentare që e kishim bashkë’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: