Kurti pas sulmit në Kopenhagë: Kosova qëndron krah Danimarkës

Kurti pas sulmit në Kopenhagë: Kosova qëndron krah Danimarkës

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për sulmin me armë zjarri që ka ndodhur sot në Kopenhagë të Danimarkës.

Ai ka thënë se Kosova qëndron afër populli të Danimarkës.

“Zemrat tona janë me popullin e Danimarkës këtë mbrëmje. Mendjet tona janë për ata që janë prekur nga ngjarja e dhunshme me një numër të madh viktimash në një qendër tregtare në Kopenhagë”.

“Ngushëllime familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur. Kosova qëndron vendosmërisht krah Danimarkës”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në: