Kurti pas takimit me Edi Ramën: Kemi shumë marrëveshje me Shqipërinë, folëm për zbatimin e tyre

Kurti pas takimit me Edi Ramën: Kemi shumë marrëveshje me Shqipërinë, folëm për zbatimin e tyre

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur pas takimit që pati me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Ai ka folur për çështjet për të cilat është biseduar në takim, derisa ka përdorur një gjuhë mjaft të mërzitshme burokratike dhe i ka uruar mirëseardhje kryeministrit vetëm në fund.

“Përballja me pandeminë Covid-19, varianti eksploziv Delta, rimëkëmbja ekonomike – janë disa prej sfidave tona me të cilat do të ballafaqohemi së bashku (me Shqipërinë).” – u shpreh fillimisth Albini.

“Përtej sfidave, dy qeveritë tona kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet që priten nga qytetarët. Duhet ta rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, mirëqenie e zhvillim mes dy vendeve.”

“Do të punojmë së bashku që tregu të jetë sa më unik – në mënyrë që qytetarët, kapitali e mallrat të lëvizin sa më lirshëm.”

“Biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes tonë të mirë dhe në veçanti u zotuam që e shohim më se tejet të rëndësishëm koordinimin dhe sinkronizimin gjithandej.”

Ai ka deklaruar se kanë folur me Edi Ramën edhe për implementimin e marrëveshjeve të deritashme.

“U dakorduam që ta kemi edhe një sekretariat koordinues për marrëdhëniet tona bilaterale. Ky do të udhëhiqet nga Gentian Sala – që ka dy pasaporta.”

Kujtojmë që Rama vjen në Kosovë pasi ishte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork ku kërkoi njohjen dhe pranimin e Pavarësisë së Kosovës. /Periskopi

Shpërndaje në: