Kurti pasi i rriti pensionet për 10 euro: E dimë që jemi larg mirëqenies

Kurti pasi i rriti pensionet për 10 euro: E dimë që jemi larg mirëqenies

Kryeministri aktual, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të tij për rritjen e pensioneve për 10, duke thënë se vendi jonë është ende larg mirëqenies, por që sipas Kurtit “duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë.”

Kujtojmë se Kurti gjatë fushatës së tij, kishte dhënë premtim se gjatë mandatit të tij, pensioni minimal do të bëhet 150 euro, ndërkaq në vendimin e tij të fundit, nuk e shohim këtë shifër.

Postimi i tij:

Me vendimin e djeshëm të Qeverisë janë rritur pensionet ashtu që të mos kemi asnjë të tillë nën 100 euro. Kësisoj, pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%. E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë.

Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë

Shpërndaje në: