Kurti pasi vizat s’u hoqën: Unë kurrë s’kam dhënë datë, s’kemi çka bëjmë më shumë se aq

Kurti pasi vizat s’u hoqën: Unë kurrë s’kam dhënë datë, s’kemi çka bëjmë më shumë se aq

Kryeministri Albin Kurti për mos liberalizimin e vizave, sot në Kuvend ka thënë se asnjëherë s’ka dhënë data dhe se kjo çështje nuk varet nga ne, transmeton Periskopi.

‘’Asnjëherë nuk kam dhënë afate për heqjen e regjimit të vizave. Mu nuk më keni dëgjuar ashtu se ajo punë nuk varet prej nesh teksa 95 kritere ishin plotësuar, pos skepticizmi ishte i vendeve anëtare, jo i insitucioneve të BE’së’’, tha ai.

‘’Ka deklarata nga Brukseli që nuk janë në linjë as me vet Brukselin dhe ne përpiqemi me durim t’ju përgjigjemi. Por nuk ke cka të bëjmë më shumë se kaq.’’, tha ai./PERISKOPI/

Shpërndaje në: