Kurti për gotën e rakisë me Haradinajn: Besoj që kam vepruar mirë

Kurti për gotën e rakisë me Haradinajn: Besoj që kam vepruar mirë

Kryeministri Albin Kurti ka arsyetuar fotografinë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, ku shiheshin duke pirë raki.

Ai ka thënë se beson që ka vepruar mirë, pasi me Haradinajn, po shënonin 25 vjetorin e Epopesë së Glloxhanit. “Ka qenë epopeja e Glloxhanit.

Mendoj se kam vepruar mirë. Unë kam qenë mysafir aty, Ramush Haradinaj ishte i zoti i shtëpisë dhe vec tjerash, ka qenë edhe luftëtar në atë Epope, ku po shënonim 25 vjetorin”, ka thënë Kurti. /PERISKOPI

Shpërndaje në: