Kurti për helikopterët e provokimet serbe: Do të marrim veprime sipas vlerësimit të situatës së sigurisë

Kurti për helikopterët e provokimet serbe: Do të marrim veprime sipas vlerësimit të situatës së sigurisë

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për situatën e fundit në veri, ku lidhur me provokimet e Serbisë me helikopterë thotë se kjo është pritur prej Serbisë, transmeton Periskopi.

Kryeministri Kurti është pyetur nëse do të kërkojë leje nga KFOR-i për të dërguar FSK-në në veriun e Kosovës.

‘’Ftojmë qytetarët që mos bien pre e provokimeve dhe dezinformatave, insitucionet tona, policia e Kosovës do të vazhdojnë të kujdesen për rendin dhe sigurinë publike. Nuk është gjithcka që e shihni në video të këtyre ditëve, jo të gjitha janë lajme të vërteta. Nuk bën të biejm pre e propagandës së Serbisë. Veprimet që i ndërmarrim janë në përputhje të vlerësimit të situatës së sigurisë nga policia. Nëse ata e bëjnë, ne themi cka do të bëjmë e kur.’’, tha Kurti në konferencë.

‘’ Deri tani, 9 mijë automjete i kanë marrë target e përkohshme. E kanë respektuar dhe zbatuar. Presidenti serb nuk po e pëlqen këtë gjë. Nga jeta praktike e qytetarëve që duan liri të lëvizjes. Janë parë flutaraket e tyre, helikopterët. Ne nuk kemi pritur nga Serbia sjellje korrekt, sepse i njohim por vendimet i marrim në bazë të vlersimeve të gjendjes dhe tash për tash jemi në këtë gjendje dhe sjellja jonë është profesionale dhe korrekte.’’PERISKOPI/

Shpërndaje në: