Kurti: Për kategoritë e dala nga lufta ndajmë pare më shumë se për mbrojtjen e vendit

Kurti: Për kategoritë e dala nga lufta ndajmë pare më shumë se për mbrojtjen e vendit

Kryeministri Albin Kurti sot në Kuvend ka thënë se duhet të indetifikohen veteranët e vërtetë, raporton Periskopi.

‘Ne mund të dallojmë mbi bindjen tonë mbi numrin e tyre dhe ky është një debat në shoqërinë tonë. Qeveria i ndan 1230 milion euro për kategoritë e dala nga lufta, e që është më shumë se për mbrojtjen e vendit’’

I bie 1.5 për qind të brutoproduktit. Respekti po shprehet me buxhet por kur sheh përbërjen kemi vërejtje sepse konsiderojmë se pjesëmarrës kanë qenë më shumë se 60 mijë por numri i veteranëve është i fryrë. Ky është gabim edhe për historinë e brezat e ardhshëm, e besa edhe për të huajt që do studiojnë luftën tonë. Nuk do ta mashtrojmë askënd dhe nuk duam. Ka pasë mjaftueshëm veteran dhe askush s’ka nevojë ta fryjë numrin. Nuk është respekt e dinjitet paga minimale për veteranin. Paga Minimale e ka shprehjen minimale. Paga është në kohën e  tashme, të vazhdueshme. Ne jemi që veteranët të kenë kompezim, mirënjohje e falënderim më të lartë se paga minimale, por një numr i vërtetë i tyre. Por duhet të mbërrijmë tek numri i vertetë. Të vijmë tek ai numër që na e shto dinjitetin e respektin. Paa Minimale për veteranin nuk mund të quhet respekt e dinjitet.’’PERISKOPI/

Shpërndaje në: