Kurti: Për mua si fëmijë s’ishte e jashtëzakonshme të dëgjoj e flas gjuhë tjetër përveç shqipes

Kurti: Për mua si fëmijë s’ishte e jashtëzakonshme të dëgjoj e flas gjuhë tjetër përveç shqipes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën “Kosova, si shoqëri shumëgjuhëshe”.

I pari i qeverisë tha se është i lumtur që po flet si kryeministër i një shteti ku njerëzit flasin shumë gjuhë dhe se ligjet e Kosovës garantojnë përdorimin e gjuhëve amtare.

“Data 20 mars festohet cdo vit nga komuniteti turk si përvjetori i fillimit të mësimit në gjuhën turke në Kosovë në vitin 1951”.

“Më 4 prill sivjet isha në Prizren, për Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Aty takova mësues të gjuhës rome të cilët punojnë në shkolla dhe dëgjova të reja e të rinj duke recituar në gjuhën e tyre amtare”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti tha se po punohet për krijimin e një njësie për përkthim dhe harmonizim brenda zyrës së tij, e cila sipas tij, do të funksionalizohet këtë vit e do të sigurojnë përkthime cilësore të ligjeve dhe akteve nënligjore në gjuhët zyrtare të Kosovës.

“E dimë që shumë mbetet për tu bërë në Kosovë. Për mua si fëmijë por edhe për prindërit e shokë e shoqe t e mija s’ishe e jashtëzakonshme të dëgjoj gjuhë të tjera përvec shqipes, e mandej edhe t’i flas ato.Unë e kam ende atë mundësi të flas me serbët, boshnjakët dhe me të tjerët, pa marrë parasysh se ku gjendem unë”.

“Gjithashtu kur dal jashtë Kosovës, në Shkup e Shkodër, kam mundësi për komunikimin, biseda politike, mbi ekonominë e mbi jetesën. Por për shumicën e fëmijëve të Kosovës, të gjitha këto mundësi nuk po ekzistojnë më. Varën prej gjuhës angleze të Youtube ose prej gjesteve dhe mirësisë e dijenisë së të tjerëve”, është shprehur Kurt.

Shpërndaje në: