Kurti për rritjen e çmimeve, jep premtimin: Bukë e trëndafila

Periskopi.com Lajme

Deputetja e VV-së, Tinka Kurti ka reaguar ndaj një shkrimi të gazetarit Berat Buzhala.

Kurti në reagim ka folur për rritjen e çmimeve, ku sipas saj, institucionet e kanë si shqetësim.

Ajo ka premtuar ‘Bukë dhe trëndafila”.

Ndryshe, çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje alarmante.

Postimi i saj:

Buzhala e pat shpallë varfërinë e mbyllur, si koment ndaj një shkrimit tim. “Uria është tejkalu me Migjenin’, pohonte në një emision të dështun që prej edicionit të parë.

Pra emisioni ka qenë humoristik. Ai sigurisht që dështoi se autori nuk e ka atë sens as atë aftësi. Por po e përmend veç me e rikujtu se qysh e ka trajtu çmimin e bukës. Me sarkazmë. Me cinizëm. Kurse tash po e përdor me sulmu politikisht. Kaq është meraku i tij. Prandaj nuk e kpërdin askush si shqetësim të tijin.

Në Kosovë ka varfëri. Çmimet janë rritë. Ky është shqetësim i institucioneve. Kjo Qeveri nuk po ushqehet prej xhepave të popullit siç kanë vepru Qeveritë e partive që Buzhala ka qenë pjesë.

Buka është e drejta e secilit e secilës.

Bukë dhe trëndafila!