Kurti për tensionet rreth reciprocitetit: Do të ishte dita e parë e punës, së javës, së muajit tetë të vitit

Kurti për tensionet rreth reciprocitetit: Do të ishte dita e parë e punës, së javës, së muajit tetë të vitit

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas vizitës së Doganën e Kosovës, duke iu përgjigjur Aleksandër Vuçiqit rreth deklaratave për luftës, raporton Periskopi.

Edhe në bazë të fitores së shkurtit, unë jam kryeministër i shpresës dhe i progresit. Në Serbi kemi një president të frikës dhe kërcënimit.  Për republikën tonë flet Qeveria Kosovës. Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore dhe do të ishte dita e parë e punës, së javës, së muajit tetë të vitit.’’, tha ai në konferencë.

‘’Mirëpo më 31 korrik u ngritën ato barrikada, kur ata flasin nuk janë duke folur për neve por për vete. Ne jemi për paqe e siguri e stabilitet afatgjatë. Progresi në Kosovës duhet të mbrohet.‘’Kosova ka progres kudo që shkon’’ Tash kemi progres në doganat tona.’’, shtoi ai

Kurti është pyetur sot edhe për çështjen e shamisë nëpër shkolla.

‘’Sa i përket atij udhëzimit administratv, MASHT është duke përcjellur me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që kanë nisë fushatën për ndrryshim. Do ta kemi  dhe projektligin për liritë fetare, komunitetet që do ta sjellim në Kuvend por qëndrimin tim e ka thënë para shumë vjetëve dhe kam thënë se nuk dueht të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve tjera fetare në jetën publike por gjithashtu kam thënë se mosha 16 vjeçe është praku dhe ne e shohim atë për shumë gjëra që kanë ndodhur e duhet të ndodhin. Prag e shohim 16 vjecin për bartjen e shamisë.’’

 

Shpërndaje në: