Kurti përsëri merr ish njerëz të Thaçit: Edhe ministri i ri i del këshilltar Hashimi

Periskopi.com Lajme

Sot pritet të bëhet emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë. Ai pritet të jetë kirurgu shqiptar, Rifat Latifi që vepron dhe jeton në SHBA.

Kurti po e emëron si ministër ish-këshillarin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi për Shëndetësi. Rifat Latifi ishte emëruar në atë detyrë në vitin 2019 nga Thaçi.

Latifi përndryshe është shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Ëestchester në Neë York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018.

Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.

Ndërkaq, në mesin e emrave që u përfolën për këtë pozitë është edhe kardiologu Ramadan Jashari, i cili s’ka pranuar meqë jeton në Belgjikë.