Kurti: Po na duhet të kujdesemi për shëndetin e popullsisë dhe kapacitetin e shëndetësisë

Periskopi.com Lajme

Në hapjen e mbledhjes së qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti foli për raportit që e renditë Kosovën më mirë në luftimin e korrupsionit si dhe për pandeminë.

“Gjendja është e rënduar në pandemi. Rritja e rasteve rrit numrin e spitalizimeve dhe mund të rris numrin e vdekjeve. Po na duhet të kujdesemi për shëndetin e popullsisë dhe kapacitetin e shëndetësisë. Humbëm 3002 qytetarë të këtij vendi. U shpreh ngushëllime familjeve e miqve të qytetarëve tanë që nuk arritën të përballojnë me sukses kovidin.  Iu bëj thirrje të vaksinoheni, ta marrë dozën e tretë dhe atë përforcuese, ta ruajmë shëndetin e jetën e secilit. Në këtë ballafaqim duhet të jemi bashkë e të dalim fitimtarë”, tha Kurti.

Ndërkaq sa i përket luftës ndaj korrupsionit, tha se renditja e Kosovës në vendin e 87-të, është lajm i mirë.

“Kosova është ngjitur në vendin e 87-të në indeksin e precesionit të korrupsionit. Ky përbën lajm shumë të mirë, tregon se përpjekjet tona ndaj luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë nisur të japin rezultatet e para. Që kur e morëm detyrën dëshmuam vendosmëri për shkatërrimin e grupeve kriminale në çdo pjesë të vendit pa marrë parasysh etninë e tyre”, ka thënë ai./Periskopi