Kurti, politikani i parë shqiptar që ftohet për të shënuar përvjetorin e Masakrës së Srebrenicës
Albin Kurti ka marrë pjesë në shënimin e 21-vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Kurti është politikani i parë kosovar që merr pjesë në një përvjetor të kësaj masakre.
Ai është ftuar atje nga Lëvizja e Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës. Ushtria serbe në Srebrenicë ka vrarë mbi 8 mijë civilë boshnjakë.
Këtë vit organizatorët i kanë shpallur të padëshirueshëm qeveritarët serbë. As pas 21 vitesh Serbia nuk e ka pranuar krimin e bërë në Srebrenicë si shtet.
“Republika Srpska, ky projekt i krijuar nga gjenocidi edhe sot është kërcënim për viktima të reja. Kështu ndodh kur marrëveshjet e paqes bazohen në raporte forcash, dhe jo në vendosje të drejtësisë”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.
Përvjetorin e kaluar, kryeministri i Serbisë Vuçiq ishte sulmuar me gurë në Potoqari të Srebrenicës.



