Kurti promovon biznesin nga i cili u financua partia tij në zgjedhje

Kurti promovon biznesin nga i cili u financua partia tij në zgjedhje

Gjilani ka dhjetëra kompani prodhuese. Por, kryeministri, Albin Kurti ka zgjedhur që të promovojë vetëm një kompani, e cila e ka financuar disa herë partinë e tij gjatë zgjedhjeve, shkruan Periskopi.

Kurti ka publikuar në rrjetin social facebook një video nëpërmjet të cilës ka treguar se e ka vizituar fabrikën, fabrika e Biçikletave “Albimi LTD” në Gjilan.

“Fabrika e Biçikletave “Albimi LTD” në Gjilan, është përfituese e trefishtë e masave mbështetëse të Qeverisë për rritje të eksportit dhe punësim. Ajo ka përfituar nga masat 2.4 – Mbështetje e Eksportit dhe 2.1 – Subvencionim i Kredisë, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Ndërkaq, së fundmi ka punësuar 12 të rinjë përmes platformës Superpuna, të cilën e kemi lansuar në fillim të muajit të kaluar”, ka shkruar ndër tjera, mbi videon e publikuar Kurti.

Bazuar në Raportin financiar të Lëvizjes Vetëvendosje i fushatës zgjedhjet të vitit 2021 për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shihet se Ibrahim Krivaça, pronar i fabrikës “Albimi” ka dhënë donacione për Lëvizjen Vetëvendosje.

Bazuar në këtë raport që është i publikuar edhe në faqen e KQZ-së, Krivaqa ka paguar për LVV-në, ushqim për ditën e zgjedhjeve në një vlerë prej 1, 034.00 euro, dhe po ashtu, ka bërë një pagesë për billbord dhe poster të LVV-së në një vlerë prej 1, 057.24 euro.

Që nga viti 2012, Krivaça ka dhënë donacione disa herë për LVV.

Para disa muajve gazeta Insajderi ka raportuar se kryetari Alban Hyseni ka hyrë në një marrëveshje me oligarkun gjilanas për të ia mundësuar këtij të fundit një favor të madh në raport me borxhin që firma e tij “Albimi” ka ndaj komunës për tatimin në pronë.

Marrëveshja e dyshimtë mes kryetarit të Gjilanit, Alban Hysenit (VV) dhe një oligarku lokal dërgohet në prokurori

 

Shpërndaje në: