Kurti: Qeveria angazhohet për të drejtat e mirëqenien e të gjithë qytetarëve

Kurti: Qeveria angazhohet për të drejtat e mirëqenien e të gjithë qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me programin qeveritar janë zotuar të punojnë për një shoqëri me gjithëpërfshirje dhe me mundësi për të gjithë.

Në hapje të konferencës së shënimit të Javës Ndërkombëtare të të Shurdhërve dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, Kurti ka deklaruar se këtë do ta arrijnë duke promovuar dhe respektuar diversitetin dhe barazinë nëpërmjet garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave me nevoja të veçanta.

Domosdoshmërisë për përkrahje institucionale, për të rritur cilësinë e jetës dhe mirëqenies së personave me aftësi të kufizuar, i jemi përgjigjur duke funksionalizuar Këshillin për personat me aftësi të kufizuar, dhe duke miratuar Planin e Veprimit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës (2021-2023)”, ka deklaruar Kurti.

Konferenca e sotme është organizuar nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit-Zyrën për Qeverisje të Mirë.

 

Shpërndaje në: