Kurti: Qeverisja është e lodhshme

Kurti: Qeverisja është e lodhshme

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për gazetën zvicerane “Die Republik’ mes tjerash është pyetur edhe për disfatën që Vetëvendosje pësoi në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Kurti veç tjerash deklaroi se ‘opozita u bashkua kundër partisë së tij’ dhe shton se ‘të qeverisurit është punë e lodhshme’.

“Opozita është bashkuar kundër nesh. Qeverisja është e lodhshme. Nuk të jep aq kohë të jesh pranë bazës së partisë dhe të takosh njerëz. Pandemia na ka goditur më shumë se partitë e tjera sepse tradicionalisht reklamojnë përmes spoteve në TV. Metoda jonë kanë qenë gjithmonë takimet publike”, ka deklaruar Kurti në këtë intervistë, shkruan Periskopi.

 

Shpërndaje në: