Kurti: Qytetarët duhet të kërkojnë përgjegjësi nga deputetët që votuan Gjykatën Speciale

Kurti: Qytetarët duhet të kërkojnë përgjegjësi nga deputetët që votuan Gjykatën Speciale

Kandidati për kryeministër nga radhët e VV’së, Albin Kurti ka thënë se qytetarët duhet të kërkojnë përgjegjësi për ata që e votuan formimin e Gjykatës Speciale, sidomos deputetët e PDK’së, transmeton Periskopi.

Ai e ka quajtur atë tendën për të ndryshuar historinë.

“Gjykata Speciale po ka një efekt negativ, sepse po krijohet bindje e gabuar se do të vie një Gjykatë që do t’i largoj të korruptuarit. Ka një lloj amnistie për korrupsion, sepse ka njerëz që kanë bërë krime të paqes. Siç janë krimet ekonomike me tendere e nepotizëm”, tha Kurti në “Zonën e Debatit” në Klan Kosova.

Lidhur me këtë Gjykatë, ai tha se nuk është fare optimist.

“I kemi pasur UNMIK’un, EULEX’in e shumë të tjera, por s’bën asgjë. S’kemi nevojë të hedhim baltën ndaj UÇK’së. Kemi nevojë për Gjykata normale, jena lodh më me speciala. Ajo do të sjell më shumë mjegull se qartësi. Unë do të bisedoja me ndërkombëtarët, të cilët do t’i pyesim se çfarë është kjo Gjykatë. Ndërkombëtarët duhet të jenë më transparent, sepse po ndodhë për historinë tonë e do ta ndikojë edhe të ardhmen”, tha Kurti.

Shpërndaje në: