Kurti raportohet se ka takuar komandantin e KFOR-it dhe i ka premtuar bashkëpunim e bashkërendim

Kurti raportohet se ka takuar komandantin e KFOR-it dhe i ka premtuar bashkëpunim e bashkërendim

Raport nga Kryeministria e Republikës së Kosovës, pa ndërhyrje nga Periskopi. 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën sot në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Kryeministri Kurti e falënderoi komandantin Kajári për kontributin e KFOR-it për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Republikën e Kosovës.

Ai ritheksoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryeministri shprehu përkushtimin institucional për luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe sundimin e ligjit, si prioritete të qeverisjes.

Gjeneral Major Kajári e përgëzoi ministrin Sveçla për angazhimin dhe profesionalizmin e lartë që po tregon Policia e Kosovës në shërbim të qytetarëve.

Ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e forcës shumëkombëshe për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet për krijimin dhe ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

Shpërndaje në: